Vrasësi serial, Dan Hutra ka tronditur të gjithë opinionin ditën e djeshme. Ai arriti të arrestohej pas disa orësh kërkime në Landfillin e Sharrës për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e tre të tjerave. Më tej, Hutra në Komisariat nuk është shfaqur i pendduar dhe ka zbuluar se do të bente edhe një vrasje tjetër.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar në “ABC e Mëngjesit”, se “gabimi” që Hutra bëri ishte se nuk mori bukë me vetë dhe kjo e pengoi të bënte vrasjen e radhës.
Sipas Karamuços, këtë gjë, autori i trefishtë e kishte pranuar edhe në polici, ku kishte thënë se po ta kishte kryer do të ishte dorëzuar.
“Ngjarja ka ndodhur brenda 7 orëve, do të kishte edhe një ngjarje tjetër po u parandalua. Ai po priste dikë dhe gabimi që bëri kur u kap është logjistika. Nuk kishte bukë me vete se po të kishte ushqim në makinë, nuk do kishte vrapuar te një dyqan që të merrte ushqim, do hante aty dhe nuk kishte për t’u identifikuar. Madje, edhe policisë që vajti dhe komisariatit 6, kështu i tha: ‘Do t’ju vrisja edhe ju, po ju jeni shteti. Më lini të vras edhe këtë personin e fundit dhe unë dorëzohem vetë’”, tha ndër të tjera ai