Është arrestuar i riu që sulmoi forcat policore mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit. Buza, raportohet se ka hapur zjarr menjëherë sapo ka vënë re policinë që ishte nisur në një operacion për ta arrestuar. Për fat të mirë, askush s’ka mbetur i lënduar, ndërsa ai është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari me emrin Klajdi Buza, 35-vjeçar ku sipas informacioneve nuk është i panjohur për policinë. Shtetasi është arrestuar dhe më parë në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Gjithashtu në vitin 2015 ai ka bërë denoncimin e makinës së tij ‘‘BMW X 5 me targa AA 987 BC, teksa policia në atë periudhë e kishte gjetur të braktisur në Fushë Krujë.
Ndërsa policia ka sekuestruar armën dhe municonin luftarak, si provë materiale. Sakaq, 35-vjeçari është në duart e policisë dhe po procedohet për veprën e kryer.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.
34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.