Flonino Mërkuri, vetëm 23 vjeç ishte i riu që humbi jetën në Itali, në shtëpinë ku jetonte me 37 vjeçaren Mynevere (Vera) Karabollaj. Së fundmi daja i djalit ka kërkuar që askush të mos flasë mbi hamendësime pasi nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vërtet.
Ai ka treguar se gabimi i vetëm që ka bërë nipi i tij është që dashuroi.
Ngjarja ndodhi në Spinea, Itali. Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e nipit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë, sipas BW.
Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.
“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. . Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish-bashkëshorti.. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja.