Dalin fotot/ 34 vjeçari qëlloi bashkëjetuesen dhe më pas veten, në makinën e tij

Një vrasje me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Uniformat blu njoftojnë se vrasja ka ndodhur brenda një automjeti, ku është gjetur pa shenja jete 34-vjeçari Kolë Manaj dhe e plagosura Anila Ndoka. Ajo është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën. Mësohet se Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme.

Autori dhe e plagosura kanë bashkëjetuar prej 5 vitesh së bashku. Dyshohet se 34-vjeçari e ka qëlluar bashkëjetuesen e tij me plumb në kokë teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”.

Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *