Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami.
Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit.
Çfarë ka ndodhur?
Një ngjarje e jashtë korrnizave të panoramës që duhet të ofrojë sistemi i arsimimit ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit ka goditur me grusht një pedagoge. Ka qenë pedagogia Liljana Billa që ka bërë kallëzim një ditë më parë në polici ndaj kolegut të saj. Shkak i sherrit dyshohet se janë bërë tezat e provimit ndërsa ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit.