Mediat greke kanë publikuar sot pamjet nga momenti i vrasjes aksidentale të Pëllumb Islamit në Nea Joni, teksa ndodhej në lokalin e lagjes duke parë një ndeshje futbolli.
Pamjet e publikuara nga Mega, tregojnë sesi 39-vjeçari ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur një bandë shqiptare pas një konflikti hapi zjarr. Më herët Pëllumb Islami kishte ndërhyrë për t’i qetësuar duke qenë se i dëgjoi që po flisnin shqip, edhe pse nuk kishte asnjë njohje me ta.
Në të njëjtën kohë, në gjendje paniku, pjesa tjetër e klientëve u përpoqën të largoheshin nga vendngjarja. Për rastin, policia ka arrestuar dy persona, një më 20 mars dhe një tjetër një ditë më parë.