Dan Hutra, vrasësi serial i cili tronditi Tiranën me krimet e tij, u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës.
Vrasësi nuk shfaqi shenja pendese, e po ashtu deklaroi se krimet i kreu me vetëdije të plotë. Madje, teksa iu tha nga gjyqtarët se rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ai tha se nuk i intereson fare kjo pjesë.
“Asnjë pendesë. Edhe 5 dënime përjetë të marr nuk pendohem. I kisha planifikuar vrasjet me kohë. Jam dënuar pa faj npër dhunën në familje. Nuk e kisha prekur (Elenën) me dorë.”-është shprehur Hutra.
“S’më intereson kjo pjesë. Kisha planifikuar çdo gjë. Madje kur hyra në banesën e familjes Hysa pashë disa fëmije që kur më panë u trembën. I thashë të kalonin se nuk kisha asnjë punë me ta. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla”- deklaroi ai.
Hutra ishte i qetë dhe kishte veshur bluzën që kishte pasur kur kreu vrasjet, teksa në të dalloheshin edhe njolla gjaku.
“Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra”,- ka deklaruar ai mes të tjerave.
Është zbardhur dosja e plotë e hetimore, e vrasjeve makabre të kryera nga Dan Hutra më 1 mars.
Autori i tre vrasjeve, Dan Hutra është shprehur se donte ta vriste të gjithë familjen e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysën. Këtë të fundit, kur ishte shtatzënë e ka rrahur mizorisht në rrugë përpara të tjerëve.
Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, konflikti mes familjes Hysa dhe Dan Hutrës nisi në momentin kur ish-bashkëjertuesja e tij, Alketa u largua nga shtëpia.
“Alketa i ka bere me dije se ishte shtatzene dhe ne vijim Dani se bashku me Alketen kane kryer nje vizite mjekesore ku ka rezultuar se Alketa ishte shtatzene 45-diteshe. Me date 19.06.2022 Danin sqaron se e ka lene Alketen ne banesen e tij dhe kur eshte kthyer nuk e ka gjetur ne shtepi, ka kerkuar ne banesen e prinderve te saj, por nuk ka qene as aty.Se bashku me nenen dhe vjehrren Dani ka shkuar ne Komisariatin e Policise Nr.5 Tirane per te bere kallezim per largimin e Alketes.
Pas disa oresh ai eshte njoftuar per kthimin e Alketes, kane debatuar mbi kete situate dhe Dani ka hequr unazen dhe ia ka kthyer Alketes ne prezence te familjareve te saj. Pas Jave ai eshte telefonuar nga familja e Alketes per, tu sqaruar per shtatzanine e saj. Pretendon qe sapo ka ardhur ne Tirane dhe ka hyre te shtepia e vjehrrit te tij, ka ardhur polica, e ka shoqeruar dhe arrestuar padrejtesisht dhe nuk i jane respektuar te drejtat gjate burgimit.
Nga ana tjet?r Alketa ka tentuar te rregulloje marredheniet me Danin gjate kohes qe ai vuante denimin, por ai e ka refuzuar duke pretenduar se i eshte bere padrejtesi. Me date 16.02.2023 Dani eshte liruar nga burgu dhe 3-4 dite para se te dilte, Alketa ka lindur djale per te cilin Dani ka dyshime qge nuk eshte babai biologjik. Dani me Alketen ka debatuar mbi ceshtjen e atesise duke deklaron se nga debatet e ndodhura, ka vendosur qe ta shuaje familjen e Alket?s dhe p?r k?t? ka thurur plan, Konkretisht me date 26.02.2023 ka mare nje automjet me qera me targa AA53 1UK dhe 1 dite para ngjarjes ka shkuar ne qytetin e Kukesit ku ka mare armen kallashnikov qe e kishte fshehur prej disa vitesh”, sipas dosjes.