Gazetarja Anduena Llabani ka treguar mbrëmjen e kësaj të enjteje se një javë më parë, biznesmeni dhe politikani lezhjan Ardian Nikulaj është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me kryebashkiakun e Lezhës. Dje, menjëherë pas vrasjes së Nikulaj, Pjerin Ndreu shkoi në vendngjarje.
“Para një javë mësohet ai ka pasur një konflikt edhe fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Janë informacione të shkruara në dosje, në raportimet e policisë dhe në mbledhjen e informacioneve.
Ka pasur se para një javë ai ka pasur një konflikt fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Madje prezenca e kryetarit të bashkisë, duket sikur kryetari i bashkisë ka dashur të mohojë çdo fakt.
Sigurisht kjo nuk është një arsye, por ekziston një raport, i cili tregon që Nikulaj ka pasur konflikte të herëpashershme. Ai ka pasur një konflikt deri në fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Është një argument që për policinë që mund të çojë në informacione të tjera”, u shpreh gazetarja.
Më tej, e ftuar në “MCN Live”, Anduena Llabani tha se pas problemeve që kishte pasur në të shkuarën, biznesmeni tashmë i ndjerë, kishte ndërruar emrin nga Mark Nikulaj, në Ardian Nikulaj.
“Kemi të bëjmë me një biznesmen dhe njëkohësisht një politikan. Do doja të rendisja disa gjëra që tregojnë për të shkuarën e Ardian Nikulajt. Ardiani ka pasur një emër tjetër në të shkuarën, është njohur si Mark Nikulaj. Pas problemeve që ka pasur, ai ka ndryshuar identitet duke pasur një emër të dytë.”