Ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së Big Brother Vip, Jorgen Xoxi ka rrëfyer në Top Channel se vajza ka reaguar pas komenteve që ai ka bërë në rrjetet sociale ku deklaronte se ish-gruaja nuk e linte të takonte të bijën. Ai tha se pas statusit ka marrë kërcënime në rrjetet sociale.
Në një intervistë në “Shqipëria Live” ai tha se me Ledjonën është ndarë me mirëkuptim.
“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve. Më tha pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ‘ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua”, tha Xoxi.
Jorgeni pranon se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim, ndërsa tregon që i ka treguar falje vajzës për komentin.
“Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin”, u shpreh ai.