Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “FaceBook”, ka publikuar një foto të ish-ministrit Saimir Tahirit, në atë kohë në burg, ku drekonte bashkë me Safet Bajrin dhe Klement Balilin brenda qelisë.
Berisha e ka komentuar këtë moment të personazheve, si një formë turizmi që ata bënin brenda burgut, ndërkohë që ky privilegj sipas kreut të PD, vinte nga PS.
Postimi i Plotë:
Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.
Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë. sb