Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar urën e fshatit Panarit në Bashkinë Korçë i njësisë administrative Vithkuq. Për pasojë kanë mbetur të bllokuara 34 familje. Ndërkohë ekipet ndodhen në terren për hapjen e rrugës. Në këtë zonë ka pasur edhe rrëshqitje të dherave.
Rreshjet e shiut dhe stuhia e mbrëmjes, krijoi probleme në furnizimin elektrik në Qarkun e Korçës, ku prej orësh dhjetra fshatra dhe më tepër se 5600 familje janë pa energji elektrike. Sipas infotmacioneve nga OSHEE, grupet e punës janë prej orësh në terren për të bërë te mundur rikthimin e energjisë.
Më të prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike janë Bashkitë Pogradec dhe Maliq. Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE Korçë, 139 abonentë zonat rurale: Zona Strelcë, Strelcë, Velçan dhe Popçisht janë pa energji elektrike.