Pak ditë më parë në Tiranë një 22-vjeçar u arrestua për dhunë në familje. Policia dyshon se i riu që dhunonte bashkëshorten ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 11-vjeçare.
Në një rrëfim për Report Tv, gruaja thotë se kërcënohet nga të afërmit e bashkëjetuesit që të tërheqë denoncimin për Ramis H.që ndodhet në paraburgim prej 6 shtatorit. Ajo kërkon urdhër mbrojtje pasi ndihet e këcënuar për jetën e saj dhe dy vajzat.
E reja ka treguar si u njoh me 22 vjeçarin që e denoncoi për ushtrim dhune.
“Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian. Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin në policinë e Durrësit. Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe. Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit. Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri, jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj. Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante. Fliste me cupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me cupën e tezes.”, është shprehur e reja.
Në polici kjo e fundit e akuzoi për ngacmim seksual të një të miture 11 vjeçe.
“E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai. Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”, tha ajo.
E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve, për shkak edhe të kushteve të vështira ekonomike.