Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një 23-vjeçare me probleme mendore u përdhunua nga kryeplaku i Vidhkuqit, Ervis Rrapo.
Në polici ka dëshmuar babai i 23-vjeçares, i cili ka dkelaruar se më datë 8 prill ka parë 29-vjeçarin të dilte nga banesa e tij.
Ai u ka thënë uniformave blu se Rrapo ka abuzuar me vajzën e tij e cila ka probleme të shëndetit mendor, ndërkohë për 23-vjeçaren janë kryer dhe ekspertizat mjekësore të cilat pritet të zbardhen në vazhdim, ndërsa i dyshuari është shoqëruar menjëherë nga polica.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.