Është zbardhur dëshmia e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi 3-vjeçaren në kopsht.
Mësohet se ajo ka deklaruar se vetëm në një moment e ka goditur fëmijën për t’i tërhequr vëmendjen, pasi ajo po qante, ndërsa shtoi më pas gjatë gjithë kohës ka gjuajtur karrigen me vizore.
Ajo shtoi se vajza mund ta ketë dëmtuar këmbën tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Dehima ka deklaruar se pasi vajza është zgjuar në orën 15.03 e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur. Më tej, ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit. Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo mësohet se ka thënë, se ka bërë që të kishte vëmendje sepse qante.
Më herët, policia njofton se ndaj edukatores Majlinda Dehima është nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa tre punonjës policie janë pezulluar nga puna pasi nuk kanë këqyrur pamjet filmike.