Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Fushë-Krujës, ku 42-vjeçarja Leta Koçi pasi lindi, e hodhi foshnjen në lumë.
Mësohet se në ngjarje është përfshirë dhe vajza e madhe e gruas, e cila dyshohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në lumin e Tapizës. Para policisë vajza e madhe ka mohuar para policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë.
Policia po ashtu ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija. Ndërkohë, 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20-vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.
Ngjarja u zbulua pasi Leta Koçi shkoi në spital në gjenje të rënduar dhe u zbulua se kishte kryer lindje. Pas marrjes në pyetje nga policia, ajo rrëfeu se çfarë kishte ndodhur dhe efektivët gjetën trupin e foshnjës të futur në qese në breg të lumit. Bashkëshorti ka thënë se nuk e dinte që gruaja ishte shtatzënë.