DETAJE TRONDITËSE nga vrasja e Ilaria Sulës/ Pasi e vrau, autori drekoi me shoqen e shqiptares

Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptaro-italianes Ilaria Sula, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes tragjike. Ajo ka pohuar se, edhe pse Samsoni kishte thënë disa herë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e saj, ai arriti të kthehej në normalitet menjëherë pas krimit.

Sipas dëshmisë së gjyqtares, pas kryerjes së krimit më 25 mars, Samson e fshehu trupin e 22-vjeçares shqiptare dhe, më pas, doli për drekë me një nga shoqet e viktimës. Ata biseduan për problemet që ai kishte pasur me Ilarian, të cilën ai e kishte vrarë, dhe për mënyrat se si mund t’i rregullonte ato.

Pasi realizoi këtë, Samson filloi të dërgonte mesazhe babait të Ilarian nga telefoni i saj, në një përpjekje për të fshirë dyshimet që mund të lindnin për fatin e vajzës. Po ashtu, ai bëri të njëjtën gjë edhe me shoqet e Ilarian, duke u munduar të mbulonte krimin e tij, siç raporton La Repubblica.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *