Detajet tronditëse nga vdekja e 3 vjeçarit, daja: Unë e mora me makinë, Briani s’u përmend fare

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, daja i 3 vjeçarit Brian Spahiu, i cili ka ndërruar jetë pas mjekimit të marrë në një klinikë dentare në rrugën e “Kavajës” në Tiranë ka treguar detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, teksa prindërit e vogëlushit kanë denoncuar në Polici mjekun Roland Xhaxho.

Pas kësaj, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza.

“Analiza gjaku i bënë. Mjeku nuk na vuri në dijeni që mund ta helmonte djalin përmes anestezisë. Unë e çova me makinë Brianin, më thanë se ndërhyrja do i rrezikonte jetën.

Nga ora 10 dhe ka dalë në 3 e 10 të pasdites. Djali i ka pas dhëmbët e nxira dhe na thanë për pastrim gurzash. Në sallë nuk lanë asnjë që të qëndronte me të, as prindërit. Na thanë se ishte një ndër më të mirët në Shqipëri, prandaj dhe ne e dërguam aty. Djali as nuk hapte sytë kur doli, as nuk fliste fare, s’është përmendur.

E pytëm mjekun, na tha është në efekt nakorze, për gjysëm ore tha do zgjohet. Ikëm në shpi dhe temperatura filloi ti rritej. E morëm klinikën në telefon dhe nuk na hapnin telefonin. I shkoi temperatura 39 e gjysëm dhe e çuam në telefon. Sapo e çuam në spital, e futën direkt në reaminacion. Mjekët në QSUT na thanë direkt që mëlçia tij ishte jashtë funksionit, dhe i ka prek dhe organet e tjera për shkak të narkozës”, tha daja e 3-vjeçarit të ndjerë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *