Devoll/ Goditi me grusht dhe tentoi të vrasë me thikë gruan e kushëririt, arrestohet nga policia

Një person ka dhunuar dhe ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt në fshatin Ponçarë të Devollit.

Shtetasi J.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës. Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup.

E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *