Janë vetëdorëzuar në polici 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun në Korçë.
Bëhet fjalë për shtetasit Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.
Pasi kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin brenda një servisi në një lagje periferike të qytetit të Korçës ata u larguan në drejtim të paditur.
“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital”, njoftoi policia.