Pamjet që shihni janë nga pylli Pishporo në Fier, i cili prej 9 ditësh po pshkrumbohet nga flakët.
Teksa tashmë pjesa më e madhe e vatrave të zjarreve janë shuar, ka dalë në pah dëmi i madh që flakët kanë shkaktuar, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme hektarësh pyjorë.
Nga pamjet duket një katastrofë e madhe mjedisore ku prej ditësh emergjencat kanë hasur vështirësi për shuarjen e saj.
Deri tani nuk asnjë të dhënë për shkaqet e zjarrit edhe pse policia po heton të dhënat për një zjarr të qëllimshëm. Zjarri ende vazhdon ne disa vatra, por emergjencat civile raportojnë se zjarri është i lokalizuar.