Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira dhe futbollisti Gerard Pique thuhet se kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre super luksoze.
Pasi ylli i muzikës pop dhe fëmijët e saj të largohen nga prona për t’u shpërngulur në Florida, shtëpia prej 380 metrash katrorë do t’i shitet ofertuesit më të lartë.
Shtëpia pritet të kushtojë nga 12 deri në 16 milionë euro dhe pritet të dalë në shitje në vitin 2023.
Dhoma e ndenjes e shtëpisë ka dritare të mëdha që ofrojnë pamje spektakolare të Barcelonës.
Nga kjo dhomë shihet edhe fusha e futbollit që kishte ndërtuar Pique.
Dhoma e ndenjes thuhet se ishte hapësira e preferuar e ish-çiftit në shtëpi.
Ajo përmban mobilie moderne me ngjyra neutrale dhe një televizor të madh.
Pas konfirmimit të ndarjes mes Shakirës dhe Piques, detaji i parë që u publikua nga mediat vendase ishte se lojtari i Barcelonës jetonte prej muajsh në apartamentin e beqarisë, atë që kishte blerë para se të fillonte lidhjen me këngëtaren kolumbiane.
Në këtë shtëpi tashmë ai po jeton me partneren e tij të re Clara Chia.
Rikujtojmë, se së fundmi Shakira ka bashkëpunuar në një fushatë të Burberry, ku imazh është vet ajo. Por, një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen e fansave të artistes.
Në videon e reklamës, të cilën vetë Shakira e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shihet me një veshje luksoze dhe si aksesorë ka një çantë dhe unazë, ku kjo e fundit është ajo që ka tërhequr vëmendjen.