Disa u dogjën, të tjerë u mbytën nga tymi; Dalin pamjet nga tragjedia në diskotekë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.

Sipas ministrit, viktima ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.

Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.

Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap. Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.

Ai konfirmoi se organizatorët ishin arrestuar dhe se të gjithë zyrtarët duhet të ndjejnë përgjegjësi morale për një tragjedi të tillë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *