Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës i kapur në flagrancë për dhunë në familje. I riu me iniciale M.S banues në fshatin Gjonomadh dyshohet, se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka thyer orenditë shtëpiake. Sipas burimeve të policisë nëna e 20-vjeçarit, ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Policia ka nisur procedimin për penal për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe ka thyer disa orendi shtëpiake.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Libonik, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte dhe shkelma një 19-vjeçar, banues në Maliq, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore. -Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur një kafshë samari, një shtetaseje tjetër, e cila ja kishte lënë në përdorim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.