Vëllai i Madh iu ka dhënë një tjetër provë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, konkretisht djemve në kuadër së tolerancës ndaj njëri-tjetrit.
Secili nga djemtë ka zgjedhur nga një gogël, dhe në gogla ishin shënuar emrat e vajzave të shtëpisë.
Bjordit i ra gogla ku ishte shënuar emri i Dea Mishel, ku kjo e fundit po kujdeset që t’I tregojë të gjitha sekretet e saj, si në veshje, në make up dhe në sjellje.
Djemtë duhet t’i imitojnë vajzat jo vetëm nga pamja, por edhe nga mënyra e të folurit dhe sjelljes.
Luizi u vesh si Efi, e cila i bëri dhe makeup-in. Kristi si Olta, Maestro Kllogjeri si Tea Trifoni, Amosi si Kiara, Eni si Diola, dhe Ronaldo si Nita.
Kush imitoi më bukur sipas jush?