“Do sjellim robotë për operacionet”, Rama e ‘gjen zgjidhjen’ pas largimit të mjekëve

Pas satelitëve në hapësirë dhe përfshirjes së inteligjencës artificiale në portalin qeveritar e-albania, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ëhstë rradha e mjekësisë për t’u modernizuar me teknologjinë.

Në një konferencë për autonominë menaxheriale të QSUT, Rama ka premtuar se Operacionet në spitale do mund të bëhen me robotë në vitin 2030. Rama tha se po punohet së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë shumë shpejt robotët në Shqipëri.

“Do vazhdojë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsyet të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të super specializuara”, tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *