Donald Trump bëhet gjysh për herë të 11-të, Tiffany sjell në jetë fëmijën e parë

Presidenti amerikan Donald Trump është bërë gjysh për herë të 11-të, pasi vajza e tij Tiffany Trump ka sjellë në jetë një djalë. Ky është fëmija i parë për Tiffany dhe bashkëshortin e saj, Michael Boulos.

“Mirë se vjen në botë, djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam me gjithë zemër! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!” shkruan Tiffany Trump në një postim në Instagram, duke ndarë një foto të këmbës së foshnjës.

Në tetor, Donald Trump zbuloi se vajza e tij, Tiffany Trump, dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gjatë deklaratës, Trump përmendi edhe vjehrrin e Tiffany-t, Massad Boulos, një biznesmen me origjinë libaneze, i cili aktualisht shërben si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *