Drejtori i RTSH nuk firmos fondet për “Njerëz dhe Fate 2”, aktori Arben Derhemi kërkon ndihmë nga shqiptarët

Disa muaj më parë u njoftua se seriali që mbërtheu shqiptarët përpara televizorit, në fillim të viteve 2000, “Njerëz dhe Fate do të rikthehet në ekranet shqiptare.

Kjo u njoftua nga aktori Arben Derhemi i cili publikoi një foto me Robert Ndrenikën dhe dha lajmin e mirë.Por siç thotë ai në një njoftim të bërë ditën e sotme pas lajmeve të mira, vijnë edhe ato të këqijat.

Kjo pasi drejtori i RTSH Alfred Peza, ish deputet i PS, nuk firmos fondet për serialin shqiptar. Derhemi kërkon ndihmën e shqiptarëve duke treguar edhe linkun tek i cili mund të kontribuojnë të gjithë sadopak.

“I falenderojmë të gjithë dashamirësit e “Njerëz dhe Fate” për mesazhet e ardhura në drejtimin tonë. Por pas lajmeve të mira vijnë dhe lajmet e këqija. Në këtë moment drejtori aktual i RTSH me logjikën e drejtorit-pronar nuk firmos fondet e miratuara. S’kemi çbëjmë por ne do të vazhdojmë punën sepse një staf i dedikuar njerëzish ka tre muaj që punon për këtë punë. Kështu që ju kërkojmë ndihmë juve me anë të këtij GOFUNDME, të gjithë dashamirësve dhe të gjithë fansave të “Njerëz dhe Fate” të na ndihmojnë me sa kanë mundësi, me përulësinë më të madhe prej artisti. Ju falenderoj dhe shpresoj që dhjetori dhe janari të na kapin në valën e punës ashtu siç kishim parashikuar”, është shprehur aktori. Këtu është GOFUNDME

SHPERNDAJ ARTIKULLIN:

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *