Një vrasje me thikë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mesditen e kësaj të mërkure.
Bëhet me dije se viktima Halil Koka, 40-vjeç(djathtas), ishte komshi me autorin, shtetasin Ilir Koçilja(majtas).
Banesat e tyre ndodhen në të njëjtin pallat dhe hyrjet e tyre përballë njëra tjetrës.
Mësohet se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Këtë të martë konflikti lindi për një vendparkim dhe debati agravoi deri në përdorimin e thikës nga 35-vjeçari Koçilja.
Të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike, madje autori kishte shfaqur dhe probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 14.02.2023, në orën 12:32, në lagjen Nr.3, Durrës, Ilir Arben Koçilja, i datëlindjes
02.08.1989, banues ne Durrës, ka plagosur me mjet prerës në trup, shtetasin Halil Koka,
banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital Durrës. Punohet për kapjen autorit.
Dyshohet se është drejtuar drejt urës së Dajlanit”, bëjnë me dije burime nga policia.