Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 3 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.
Bedrie Loka, nënë e 3 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Burime konfidenciale nga policia e Durrësit thonë se 41-vjecarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.
Sipas të njëjtave burime, kjo gjendje e kishte shqetësuar shumë nënën e 3 fëmijëve, duke e detyruar t’i jepte fund jetës.
Policia e Durrësit po heton rastin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.