Përplasje me armë zjarri brenda një lokali në Kavajë ka shkaktuar 2 viktima. • Nga përplasja, që deri më tani dyshohet se ka ndodhur për konflikte të çastit ka humbur jetën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Ky i fundit është nga qyteti i Kukësit dhe nuk dihet shkaku se përse ka shkuar në Kavajë. • Nga dinamika që është bërë me dije deri më tani nga Policia e Shtetit, raportohet se njëri është vrarë me thikë, e tjetri me armë zjarri. • Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, njëri në Kavajë dhe tjetri në Durrës, por nuk u kanë mbijetuar dot plagëve të marra.