Dy TRAGJEDI brenda 2 ditësh/ Si u zhduk nga radarët avioni ambulancë pak sapo pak sekonda pas nisjes


Vetëm dy ditë pas përplasjes tragjike të një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak në Washington që i mori jetën 67 personave, një tjetër tragjedi ka tronditur SHBA-në. Një avion mjekësor i kompanisë Rescue Air Ambulance është rrëzuar mbi një lagje të banuar në Filadelfia, duke shkaktuar djegien e shtëpive, automjeteve dhe plagosjen e disa personave që ndodheshin në tokë. Fatkeqësisht, në bordin e avionit nuk shpëtoi asnjë person.

Avioni, i cili po transportonte një vajzë 6-vjeçare me një sëmundje të rrezikshme për jetën, së bashku me nënën e saj dhe dy anëtarë të ekuipazhit – një mjek dhe një ndihmësmjek – u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes nga aeroporti i Filadelfias. Vajza, e cila po kthehej në Meksikë pas trajtimit në SHBA, kishte pasur mbështetje nga një shoqatë bamirëse për trajtimin e saj.

Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët menjëherë pas ngritjes, ndërsa ngjarja ndodhi më pak se 5 kilometra larg nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias. Pas rrëzimit, flakët përfshinë disa banesa dhe mjete, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonë. Deri tani, disa persona që ndodheshin në rrugë gjatë momentit të aksidentit janë raportuar të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Kryebashkiakja e Filadelfias, Cherelle Parker, ka apeluar për kujdes dhe ka kërkuar nga qytetarët të mos prekin mbeturinat dhe të telefonojnë menjëherë 911 në rast se ndodhin ndonjë situatë emergjente. Konsullata e Meksikës në Filadelfia ka ofruar ndihmë për shtetasit meksikanë të prekur nga ky incident tragjik.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, ka shprehur ngushëllime dhe ka ofruar mbështetje shtetërore për reagimin ndaj ngjarjes. Hetimet për shkakun e rrëzimit janë duke vazhduar.

https://twitter.com/WASAMANIA/status/1885485006950457402

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *