Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me jetën e Liridona Ademajt dhe bashkëshortit të saj Naim Murseli në Suedi.
Gazetari Ervin Dushi ka deklaruar se e ndjera Liridona kishte në pronësi disa biznese, mes të cilëve “Lejlas Cafe”, një kafene në pronësi të përbahskët me një person të identifkuar si Albert Jashari.
Megjithatë, gazetari hodhi dyshime për pastrim parash, pasi sipas tij, bashkë me Naimin, Liridona ka blerë disa biznesë e më pas i ka shitur, për t’i riblerë. Ndër të tjera, gazetari deklaroi se pavarësisht bahskëpunimit në biznes, Adem Jashari duket se nuk ka lidhje fare me vrasjen e Liridonës.
“Janë bërë disa manovra financiare, është shitur biznesi është blerë sërish, është hequr nga pronësia, pastaj është riblerë, kjo do të hapë mbase edhe një hetim për pastrim parash dhe evazion fiskal. Biznesi ‘Diar dhe Diona B.’ është një tjetër biznes aktiv, që është si nënfirmë e të parës. Janë dy biznese që kanë dalë me humbje. Lejlas Cafe, biznesi nën pronësi të Liridona Murselit, ka të ardhura të mjaftueshme”, u shpreh gazetari.