Një 34-vjeçare, Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë.
Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli në Prishtinë. Lajmin e rëndë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaroi Flora Ahmeti për mediat në Kosovë.
Gazeta Nacionale shkroi se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.
Viktima kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.