Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar, pasi e akuzonin se u kishte rrhaur djalin e vogël.
E moshuara ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.
Sipas deklaratë saj djali e mbante, ndërsa nusja e dhunonte me shkop, ndërsa kërkon nga policia që ta ndihmojë.
“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali. Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave. U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit të vogël ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna.
Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç. Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato. Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme“, tha e moshura./ News24