E bija është divorcuar me fëmijë, nëna: “Çoje djalin në jetimore, na shkatërrove”

Një histori e pazakontë është shpalosur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ku të pranishme kanë qenë një vajzë e re, Blerina dhe nëna e saj, Dituria.
Dituria është gruaja e dytë e babait të Blerinës me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, ndërsa ai ka edhe dy djem nga martesa e parë.

Gjithçka ka nisur kur në dasmën e njërit prej djemve, dikush nga fisi i nuses ka pëlqyer Blerinën dhe më pas është organizuar një darkë që ajo të njihet me të, i cili quhet Fabian.

Dituria tha se nuk e pëlqeu lidhjen, por u detyrua ta pranonte dhe pasi bënë një fejesë në familje, çifti u larguan për në Maqedoni ku Fabiani punonte.

Por vetëm pak kohë më pas, Fabiani tha se nuk mundej ta mbante Blerinën dhe e ktheu në shtëpinë e prindërve të tij.
Ndërkohë Blerina ka thënë se kushtet në të cilat jetonte në shtëpinë e vjehrrit e vjehrrës ishin tejet të vështira, ku sipas saj, në kuzhinë flinin vjehrrit e saj me djalin e tyre, ndërsa çifti i ri, i sapolidhur, flinte në sallon i cili ndahej vetëm me një derë.

Ndërkohë Blerina vijon historinë, ku tregon se teksa mbeti shtatzënë, jeta nuk u përmirësua aspak sepse vjehrra nuk i plotësonte asnjë nevojë për të cilat ka nevojë një grua që pret një fëmijë. Nusja nuk kishte para të vetat pasi Fabiani ia dërgonte të gjitha të ardhurat nënës së tij.

Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit, tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”.

Ndërkohë Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar. Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.

në Maqedoni, në Shtator, më tha nuk do të të kthej më, do të të marr. Vajta.

Eni Çobani: Sa ndenje këtë herën e dytë?

Blerina: Një muaj. Bëra vizitat, më çuan te të gjithë doktorët dhe të gjithë doktorët i thanë pse e stresoni nusen, ajo nuk ka asnjë lloj problemi, ju nuk e lini rehat që ajo të ngelë dhe nëse ajo është nën stres, nuk ka për të ngelur. Fati im, Zoti që më ndihmoi, ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: U gëzuan ata, Fabiani me familjen?

Blerina: Si fillim, ai u gëzua pastaj tha të nesërmen tani ik, se mbaroi puna. Ishte bërë me plan, kishte thënë e ëma lëre shtatzënë ti atë se po ngeli shtatzënë ajo s’ka ku të ikë nga ne, do rrijë me mua, të më mbajë mua, t’i bëja hyzmet vjehrrës. Se vjehrra edhe kosin kur e blinte, e merrte kosin dhe me një kanaçe do shtyje dy javë me atë kosin se do i hidhte ujë, vetëm ujë, po tani do ha ujë unë a do ha kos?

Dituri: Ta çojë atje në jetimore, ta marrin atje!

Blerina: Si ta çoj në jetimore atë fëmijë?

Dituri: Atje ta çosh!

Blerina: Si mund ta çoj unë moj znja Eni? E kam mbajtur 9 muaj në bark, ta çoj në jetimore unë? Kam dy vjet e gjysmë që përpiqem ta rris, ta çoj në jetimore unë?

Dituri: Moj çoje djalin moj ta mbajë moj!

Blerina: Është i imi!

Dituri: Çoje moj! Nuk duroj do moj!

Blerina: Si mund ta çoj moj?

Eni Çobani: Prit moj Dituri, çfarë jetimoreje po thua?

Dituri: Çoje moj atje ta mbajnë!

Blerina: Nuk e çoj unë atje, nuk e lëshoj kurrë atë fëmijë, nuk e bëj dot!

Dituri: Ik te bashkia gjej rrugëzgjidhje!

Blerina: Kam vajtur, ku nuk kam vajtur, nuk më japin të drejtë!

Eni Çobani: S’mund të flasë një nënë si juve, të lutem!

Dituri: Zonja Eni, nuk mundem më! Nuk duroj dot më, u shkatërrova moj, nuk kam më ekonomi ta mbaj!

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *