“E kam xhan babain e fëmijës tim” gazetarja rrëfen në BBV për ish-partnerin: Ai është me një tjetër

Banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes.

Gjatë një bisede me konkurrentët në garë, gazetarja tregoi se e ka “xhan” babain e vajzës së saj, teksa shtoi se kanë kaluar momentet më të bukura së bashku.

Ledjona Xheladinaj u shpreh se tashmë ai ka krijuar jetë të re me dikë tjetër, por vazhdojnë komunikimin së bashku, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për fëmijën e tyre.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet.

Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?

Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura

Romeo: Bravo

Ledjona: Është babai i fëmijës tim

Romeo: Prandaj po të pyes

Ledjona: Asnjëherë nuk e kam menduar që… Ne kemi edhe komunikim për vajzën

Romeo: Ai është me dikë tjetër?

Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet

Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën

Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *