Anita Muçaj është një nga moderatoret e njohura të Kosovës edhe pse një pjesë e mirë e shqiptarëve i drejtohen si bashkëshortja e Ramush Haradinaj.
Së fundmi, Anita ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku i është drejtuar atyre që e gjykuan e kryqëzuan pse mban kryq.
“Për të gjithë ata që më kanë pyetur pse mbaj kryq. Dhe më keni kryqëzuar përtej çdo limiti që lejon njerëzillëku, dua të ju them se sot jam me agjërim, për një arsye shumë madhore”, shkruan Anita.
“Është hera e parë në jetë dhe jo se dua të humb peshë apo të bëj detox (si shumë prej jush që më keni gjyku për kryqin), por dua të them se Zoti është i të gjithëve edhe sakrifica e secilit është ndryshe në këtë botë. Unë besoj në arsye prandaj sot në këtë natë të madhe e kam bo ‘nijet’ me agjëru për hatër të shëndetit të shoqes time”, tha mes tjerash Anita Muça-Haradinaj.