E kapi paniku nga tërmeti dhe vdiq, flasin të afërmit e 20 vjeçarit: Doli me vrap dhe ra nga shkallët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku një 20 vjeçar humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin mesnatën mes së shtunës dhe së dielës.

Sipas të afërmve të viktimës, Daniel Rika, i riu ka qenë në gjumë, kur ka ndjerë tërmetin dhe e ka kapur paniku.

Ai me shpejtësi ka tentuar të dalë nga shtëpia e tij, duke u rrëzuar nëpër shkallët.

Ata tregojnë se ai ka mbërritur i vdekur në spital, teksa rrëfejnë përpara kamerave se djali është trajtuar dhe për probleme të shëndetit mendor.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Pas tërmetit është trembur, ka dalë dhe ka rënë nga shkallët. Më thanë që e mori ambulanca dhe e solli në spital. Ka qenë i vdekur kur mbërriti këtu. Ka qenë i sëmurë. Ka qenë i shtruar në spital dhe më herët”, rrëfen një nga të afërmit e viktimës.

Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë, mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter u shënua në orën 00:16, teksa epiqendra e saj ishte në Shalëz të Elbasanit, rreth 3 km në perëndim të Cërrikut.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *