Modelja e njohur Emina Cunmulaj e ftuar në një intervistë ka folur rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin persian, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian.
Ajo është shprehur se si një çift i cili kanë tashmë 3 fëmijë ata kanë diskutime por janë në një pikë ku kanë kuptuar se për çfarë ja vlen te debatojnë dhe për çfarë jo.
“Sam është një tip alfa dhe unë jam alfa, mendo diskutimet tona në makinë. Në fillim e kam pasur të vështirë të përshtatem, por tani e kam kuptuar se për çfarë situatash ja vlen të debatosh dhe për çfarë duhet të tërhiqesh mbrapa,” u shpreh Emina.
Ndër të tjera ajo shtoi se burrin e saj e ka mbështetje për bamirësitë që bën edhe pse vetë ajo nuk përzihet në biznesin e tij.
“E kam mbështetje, ai vjen prej një familje filantropike, ata kanë fondacionet e tyre, me qindra miliona japin për bamirësi por unë vetë nuk marrë pjesë sepse unë kam rrugën time, pa lidhje me burrin tim, sepse unë jam tipi që kur marrë një punë dua ta përfundoj vetë”
Emina theksoi gjithashtu se edhe pse bashkëshorti i saj nuk është shqiptar, kulturat janë njësoj teksa u shpreh se: “Nuk mund t’i ndaj assesi sa i përket kulturës”.
“Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë, që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj assesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” tha Emina.
Ndërsa foli për fëmijët e saj Emina tregoi se është një nënë mjaft autoritare.
“Unë dua që kur hyj unë në shtëpi apo babai im, fëmijët të ngrihen në këmbë dhe të përshëndesin,” u shpreh ajo ndërsa shtoi se fëmijëve të saj nuk i lejon të përdorin tablet apo telefon përveç se në udhëtimet e gjata në avion.
“Fëmijët e mi nuk kanë telefon, në shtëpi nuk guxojnë ta përdorin aspak, as të shtunën dhe as të dielën. Kur udhëtojmë me aeroplan në rrugë të gjata”.