y vajza të reja dhe një grua u arrestuan ditën e sotme në Fier për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjeçe dhe një 17 vjeçare. Këtë shtetase në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë mbajtur peng një 24-vjeçare, të cilën e detyronin të prostituonte në lokalet e Fierit dhe Patosit. Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, referuar burimeve policore ka mësuar detaje rreth këtij operacioni.
Ajo raporton se hetimi për këtë rast ka nisur dy muaj më parë pasi e reja ka shfaqur sjellje jo të rregullt në komunikim me familjarët e saj. Sipas saj, personat e dyshuar kanë qenë të hetuar edhe për raste të tjera të shfrytëzimit të prostitucionit në Fier.
“Në rastin konkret, pra, arrestimin e dy vajzave dhe një gruaja kanë pasur një hetim dymujor. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kanë qenë të hetuar për raste të tjera të mëparshme të shfrytëzimit të prostitucionit. Pra, duhet të themi se në rastin e 24-vjeçares, sikurse mësuam nga Policia e Fierit ka qenë e mbajtur peng praktikisht nga tre shtetaset, të cilat janë të arrestuara. Në rastin e 24-vjeçares, ka qenë pikërisht hetimi i nisur dy muaj më parë pasi është parë nga të afërmit dhe është dyshuar, se 24-vjeçarja komunikonte jo normalisht me ata dhe nuk po u thoshte të vërtetën për gjendjen dhe ve ndodhjen e saj se ku jetonte”, raporton gazetarja.
Referuar burimeve policore, gazetarja shton se 24-vjeçarja prostituonte në hotele dhe lokale në Fier e Patos. Mësohet se tutoret e shoqëronin të renë dhe nuk e lejonin të fliste hapur me të afërmit e saj. Gjithsesi, ajo tashmë ka zgjedhur të bashkëpunojë me Policinë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie të paligjshme, që kryhej në Fier dhe zonat përreth.
“Në fakt, e gjithë ngjarja zhvillohet në Fier dhe Patos, në lokale, dhe hotele në qytetin e Fierit dhe shtetaset e arrestuara e shoqëronin 24-vjeçaren në të gjitha takimet që I organizonin duke mos e lejuar të mos komunikonte me të afërmit dhe duke e lejuar të fliste më të afërmit duke e survejuar për të mos treguar të vërtetën. Por, burimet tona në Polici bëjnë me dije se se 24-vjecarja ka qenë bashkëpunëtore e Policisë për të bërë të mundur arrestimin e shtetaseve në fjalë dhe shpalljen në kërkim të organizatorit të kësaj veprimtarie”, raporton gazetarja