Shemsi Prençi, ish drejtues i policisë, ka folur në lidhjem e vdekjen e Bedrie Lokës, ndërsa zbuloi se e njihte familjen e saj dhe atë të bahskëshortit Xhemal Loka.
Ai tha në Euroneës se nga informacionet e tij, mes çiftit ka pasur probleme gjithnjë, ndërsa e ndiera ka qenë viktimë e dhunës sistematike.
“Unë për shkak të një rrethane njohje të të dyja familjeve do të ndalem në dy momente kryesore. Të dy familjet janë nga e njëjta zonë ku jam dhe unë, fshatra fqinjë, janë dy familje të shkëlqyera në Dibër. Dy fise shumë të mëdha, si fisi Loka ashtu edhe fisi Bushi. Shumica e asaj zone kanë ardhur nga fshati Rrushkull në zonën e Sukthit.
Për hir të së vërtetës duhet pranuar që këtu ka ekzistuar dhunë. Unë i kam bërë thirrje vëllait të Xhemal Lokës që të mos kalojë në akuza reciproke siç ka thënë vëllai i të ndjerës që u shpreh se ajo në 23 vite martesë nuk ka bërë 23 ditë jetë dhe qetësi me atë burrë.
Përtej këtyre fjalëve që u përkasin familjeve, rezulton se ka pasur probleme në çift, ka patur dhunë sistematike, ka patur probleme edhe në qendrën e punës ku punonte e ndjera, për hir të asaj qasje të ndyrë që ka bërë sipas ‘të dhënave të fshatit’ që një e afërme i ka bërë hapjen e llogarisë në Tik Tok dhe e ka denigruar për shkak të një konflikti të brendshëm që kanë pasur dy kushërira.
Mua më shqetëson më tepër fakti që çështja e Bedrie Lokës është bërë shqetësim në organet e policisë, është përcjellë në prokurori dhe absolutisht nuk ka marrë zgjidhje”-tha Shemsi Prençi