Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti është përballur me akuza serioze nga një kliente, Sahar Khorram, e cila ka denoncuar sjelljen e tij për shkak të vonesës dhe papërgjegjshmërisë në përgatitjen e fustaneve të saj të dasmës.
Sahar, me profesion avokate, i besoi Sahitin dhe ekipin e tij për të krijuar dy fustane për ditën e saj të veçantë, por kur kërkoi të shihte progresin e punës në fillim të gushtit, u përball me faktin se asgjë nuk ishte gati.
“Që atëherë, 3 javë e gjysmë i kam kaluar e lënë ‘seen’, më kanë gënjyer, më kanë bërë presion psikologjik dhe janë treguar të pasjellshëm”- shprehej Sahar më 23 gusht.
Në videon e postuar në TikTok, Sahar shpjegon se stafi i Sahitit e ka injoruar, i ka bërë presion dhe ka kërkuar pagesa shtesë për dërgimin e fustaneve. Konkretisht i kërkuan 400 dollarë shtesë, për t’ia dërguar fustanet me Express DHL. Mirëpo, ata ia kishin dërguar postën për “3 to 5 business days”.
@sistalkswithsahar Sharing this so that no one else ends up in my position 😭 @valdrinsahiti ♬ original sound – Sahar Khorram
Pas publikimit të videos, stafi i Sahitit reagoi, duke ofruar ndihmë dhe madje sugjeruan të dërgojnë dikë në Paris për të rregulluar fustanet. Nga ana tjetër Sahar premtoi se do ta ndjekë çështjen ligjërisht për të gjitha problemet që i janë shkaktuar këto kohë.