E quajti Gjestin “kopil shkine”, Jozi përjashtohet nga Big Brother: Kosovën e përfaqësoj më mirë unë!

Jozi është përjashtuar nga gara e Big Brother Vip Albania.

Ky vendim drastik nga “Vëllai i Madh” është marrë pasi këngëtari shpërtheu në ofendime ndaj Gjestit. “Kopil shkine”, kështu iu drejtua Jozi këngëtarit.

“Banorë shtëpia e vëllait të madh është një hapësirë bashkëjetese mes të gjithëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për diskriminimin, fyerjet apo sjelljet që cënojnë unitetin tonë si popull. Në debatet të ndodhura mbrëmë mes Jozit dhe Gjestit Vëllai i Madh ka marrë një vendim të menjëhershëm.

Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombasve tanë Jozi përjashtohet që tani nga gara. Ky vendim duhet zbatuar menjëherë. Jozi duhet të lërë shtëpinë menjëherë”, thuhej në Zarfin e zi të Vëllait të Madh, zarfi i cili u lexua nga Laerti.

Gjatë mbrëmjes, pas përfundimit të spektaklit një tjetër skandal ndodhi në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Jozi iu drejtua Gjestit duke e quajtur “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni tre ditë më parë.

Ky “etiketim” që iu bë nuk u prit aspak mirë nga Gjesti, i cili i përlotur dhe i prekur nga fjalët e përdorura nga Jozi iu tha banorëve se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.

Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.

“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.

Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.

Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *