Është dhënë vendimi për Elisa Ymeri, e përfshira në aksidentin në Kroaci ku mbetën të vrarë motër e vëlla.
Sipas vendimit të sotëm, Ymeri është dënuar me 4 vite burgim nën akuzën për parakalim të pakujdesshëm dhe për shkaktimin e aksidentit me pasoja fatale.
Mediat kroate kanë raportuar se në seancën e sotme ka dëshmuar dhe shoku i Elisës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.
“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMË”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.
Avokati mbrojtës ka thënë se ekspertiza ke qenë në vendin e ngjarjes dhe se Ymeri ka tentuar të mos parakalojë në momentin që ka parë një tjetër automjet duke i ardhur përballë por ka humbur kontrollin e makinës.
“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,” ka dëshmuar shqiptarja para trupit gjykues dhe më pas ka thënë se nuk mbante mend asgjë nga tronditja që kishte pësuar.
Kujtojmë që Elisa Ymeri, në prill të këtij viti ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj “BMW” në zonën e Ratacit me shpejtësi gati 170 km/h. Ajo ka bërë një parakalim të gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me automjetin që udhëtonin dy viktimat Stefan dhe Katarina Derek.
Shqiptarja fillimisht është vendosur në ambientet e paraburgimit për 30 ditë dhe në korrik gjyqtarja ka marë vendimin se Ymeri mund të lirohej nga burgu nëse paguante një garanci prej 79 mijë eurosh. Ky vendim është kundërshtuar nga avokati i viktimave që e ka konsideruar të padrejtë dhe Apeli vendosi ta marrë në shqyrtim duke e lënë të akuzuarën në ambjentet e paraburgimit. Gjykimi ka përfunduar sot dhe Elisa Ymeri është dënuar me 4 vite burgim.