E rëndë/ 58 vjeçari përplas me makinë fëmijën 2 vjeçar të fqinjëve, i mituri ndërron jetë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar është regjistruar në Fushë-Domje. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një automjet ka përplasur të miturin.

Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë. • Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin që i mori jetën një 2-vjeçari.

Autori është identifikuar si 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës. • Mësohet se fëmija u transportua fillimisht në poliklinikën e Kamzës dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku mbërriti pa shenja jete. • Sipas informacioneve, familjarët e fëmijës nuk dhanë informacion të saktë për momentin, duke shpresuar se ai do të shpëtonte. • Fillimisht, ata ngritën hipoteza se fëmija ishte përplasur nga një automjet në rrugë, pa e identifikuar atë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *