Detaje të reja zbardhen lidhur me rastin në lagjen nr 10 në Korçë, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Mësohet se 45-vjeçari nga fshati Sovjan i Maliqit, kishte humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës.
Pas disa thirrjeve telefonike të humbura, bashkëshortja e 45-vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza. Pas kallëzimit policia ka nisur menjëherë me procedurat. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet brenda mjetit të tij në një rrugë dytësore në unazën e qytetit të Korçë.
Policia me një komunikatë zyrtare sqaron se 45-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të sqarojë shkakun e vdekjes.
Paraprakisht edhe nga kryqja në vendin e ngjarjes (në mjet) dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.