Një 31-vjeçare e quajtur Entela Ali është gjetur e pajetë këtë të premte në Korçë, nga familjarët e saj.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:55 ditën e sotme, ku familjarët e kanë gjetur të renë të pajetë, në hangarin e banesës në fshatin e quajtur Pulahë në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 31-vjeçarja është vetëvarur.Autoritetet bëjnë me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.