Një 70-vjeçar në Pogradec është vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohet se ka kanosur 4 të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobta, i moshuari ka kanosur me thikë 4 të mitur, 14, 15 dhe dy 16 vjeçarë.
Ndaj 70-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa mjeti i mprehtë i është sekuestruar në cilësinë e provës material. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. S., 70 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka kanosur me mjet të mprehtë, për motive të dobëta, 4 shtetas të mitur, 16 vjeç, 14 vjeç, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Pogradec. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.