Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Raportohet se një 85 vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3, në Pogradec. Viktima është identifikuar si Skënder Muçollari, 85 vjeç. Në momentin e ngjarjes i moshuari ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërsa mësohet se vuante nga skleroza.
Megjithëse u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, Muçollari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.