Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës, ku një qytetar ndërroi jetë.
Mësohet se Ilira Drini, 60 vjeç po hetohej për shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij dhe sot kishte seancën gjyqësore. Avokati i të ndjerit, Ndue Pjetra, tregoi se prej tre vitesh klienti i tij hetohej për dhunë, por asnjëherë nuk e kishte pranuar akuzën.
“Sot kisha për ta takuar në gjykatë, sepse pas tre vitesh u kujtuan t’i ngrenë akuzë”, u shpreh Pjetra.
Ai akuzohej nga organi akuzës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes në dëm të shtetases Ada Xheblati”.
Viktima ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij duke e shtyre drejt vetëvrasjes, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Euroneës Albania.
Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar disa herë në polici dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, por ai e përndiqte dhe e ofentonte me fjalë të rënda në public, duke I përmendur dhe sëmundjen.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të sakta të vdekjes SË Ilia drinit.
“Nga studimi i akteve të këtij materiali kallzues rezulton se më datë 27.07.2020 shtetsia Ada Xheblati, është paraqitur në policinë giyqësore dhe ka bërë kallzim në ngarkim të shtetasit llia Drini, i cili më perndjek dhe më ka shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, duke më shtyrë deri në atë gjendje sa kam tentuar të vetëvritem me mbidoza ilaçesh.
Unë para tre vitesh kam nisur nje lidhje me shtetasin llir Dini, dhe kemi bashkëjetuar, por gjatë kësaj kohe ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje. Më pas ai filloi përndjekjen dhe unë e kam denoncuar dhe nëj herë tjetër në polici ku kam kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Ky person në menyrë të vazhdueshme më ndiqte tek puna, në rruge, dhe
para shtëpisë duke thirrur me fjalë të rënda ofenduese duke më përmendur sëmundjen time, pasi unë vuaj nga Epilepsia. Në punë më ka shkaktuar problem pasi vjen dhe aty dhe bërtet duke më ofenduar me zë të lartë”, thueht në dosjen e prokurorisë.